Për drekën e së hënës, ju sugjerojmë recetën me kungull!
Dritare.net
Për përgatitjen e saj duhen këto përbërës
- 310 gr kungull i prerë
- 1 patate e vogël, e qëruar dhe e prerë
- pak xhinxher i prerë hollë
- 2 thelbinj hudhra
- ½ qepë e prerë hollë
- pak koriandër
- 400 gram salcë me copa domatesh
- 1 lugë çaji garam masala
- 250 gram ujë
- erëza sipas dëshirës
- 1 lugë çaji cumin
- 1 gjethe dafine
- kripë dhe vaj ulliri
Përgatitja
1.Në një tigan të thellë me pak vaj ulliri, shtoni qepën, hudhrat, ginger dhe gjysmën e koriandrës. Lërini të ziejnë deri sa qepa të jetë zbutur, rreth 8-10 minuta.
2.Shtoni garam masala, erëzat dhe gjethen e dafinës dhe trazojini për rreth 30 sekonda.
3.Shtoni kungullin, pataten, domatet, ½ e gotës së ujit dhe kripë. Mbulojeni tiganin me kapak dhe lërini të gatuhen rreth 25-30 minuta, ose deri sa kungulli të jetë zbutur, patatet të jenë bërë dhe uji të ketë avulluar.
4. Ndërkohë, në një tigan të vogël me pak vaj ulliri shtoni cumin dhe trazojini rreth 30 sekonda (kujdes mos ta digjni). Shtoni cumin në masën me kungull tashmë të përgatitur, bashkë me ½ e gotës së mbetur me ujë. Në rast se duket e thatë, shtoni herë pas here nga një lugë gjelle me ujë.
5. Në fund pasi ta servirni zbukurojeni me koriandër. Mund ta shoqëroni me oriz basmati.
Është një pjatë e shëndetshme, të cilat mund ta përgatisni dhe vetë. Por nëse nuk keni kohë, ju mund ta porosisni te Veggies Tirana në numrin e telefonit 0692077726. Vjen menjëherë aty ku ju ndodheni me shërbimin më të mirë në qytet. Ju bëftë mirë!/E.B-dritare.net