Për ata që dyshuan se Armina dhe Shkëlzeni janë ndarë, çifti ka një përgjigje!

Vipave u mjafton një postim në rrjetet e tyre sociale, se ku janë, me kë janë si po e kalojnë kohën apo një shprehje për të qenë faqet e para te mediave online. Ndonjëherë edhe detaji më i parëndësishëm bën bujë në portale. Kështu ka ndodhur edhe me blogeren e njohur Armina Mevlani. Kanë mjaftuar disa foto me shprehje të ndryshme, të cilat kanë ngritur dyshimin te gazetat online, se blogerja dhe Shkëlzen Berisha nuk janë më bashkë.

“Mos dashuroni kurrë askënd që ju trajton si të zakonshëm,”– shkruan Armina Mevlani në instagramin e saj.

LEXO DHE :  Shpend Ahmeti jep dorëheqjen si kryetari i PSD

“Ti meriton të jesh me dikë që të shikon çdo ditë të jetës sikur të ketë fituar një llotari dhe kanë gjithë botën përballë tyre”- është mesazhi tjetër i Arminës në profilin e saj.

Armina ka dhënë disa këshilla për vajzat dhe këtu nuk ka asnjë shenjë që të bën të mendosh se diçka mes çiftit nuk shkon mirë. Pasi për dy ditë lajmet e rreme morën dhenë, Shkëlzeni dhe Armina iu përgjigjën sot të gjithëve me një foto, ku ata të dy shfaqen të lumtur përkrah njëri-tjetrit, duke shijuar ditët e plazhit./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.