Për 11 vjet e njëjta histori, ja çfarë bën Armina Mevlani me shoqet

Blogerja e njohur Armina Mevlani, nëpërmjet një postimi në instagramin e saj ka treguar një ritual interesant që ajo së bashku me grupin e saj shoqëror e praktikojnë prej 11 vjetësh. Pavarësisht angazhimeve që mund të ketë gjithsecili, një herë në vit Armina së bashku me miqtë e saj të fëmijërisë bëjnë një udhëtim të gjithë së bashku në vende të ndryshme në botë.

“Kthim në kohë vitin e kaluar kur unë vizitova Mykonos. Brenda pak ditëve do të kthehem sërish atje, por këtë here atje ndryshe, së bashku me mikeshat e mia të ngushta, pasi ne kemi një traditë që nga viti 2008 që bëjmë një udhëtim të gjithë së bashku, pavarësisht se ku ndodhemi. Ne kemi qenë në shumë vende si: Spanjë, Greqi, Turqi, Amerikë, Itali dhe tani… sërish Mykonos”, ka shkruar Armina. /L.F-dritare.net

LEXO DHE :  Firmoset urdhër arrest për kreun e shkarkuar të bashkisë Vorë, Agim Kajmaku

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.