Pëllumbi nga Librazhdi: Ju tregoj eksperiencën time në QSUT!
Dritare.net
te spitali shtetëror dhe pasi i kërkuan të bënte të gjitha analizat e dërguan sërish në spitalin shtetëror.
Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, një qytetar nga Librazhdi ka treguar në Dritare.net eksperiencën e vet në QSUT.
Pëllumb Ballolli ka dërguar një mesazh në Facebook të Dritare.net dhe ka treguar se vëllai i tij i është nënshtruar dy operacioneve për zemrën dhe
ndodhet në gjendje shumë të mirë.
Ne po sjellim të plotë mesazhin e tij, teksa falënderon mjekët për kujdesin dhe punën e tyre.
"Desha të dëshmoj ngjarjen se si djemtë dhe vajzat e spitalit Nënë Tereza më shpëtuan vëllain pas një ataku kardiak dhe mbas 2 ndërhyrjeve operacionale brenda 24 orëve. Dua ta marrin vesh shqiptarët se aty shërbehet dhe pa asnjë lloj detyrimi e pa paguar asnjë qindarkë, përveç 2 shisheve ujë që dërgova në reanimacion. Kardiologë, si Altini e Edvini nuk as privati e as Ballkani. Respekt për stafin e Nënë Terezës!
Partizan Ballolli nga Librazhdi është vëllai im i operuar. Më 14 gusht, mjekët kardiologë të Elbasanit e dërguan në një kohë rekord te “Nënë Tereza”, ku iu nënshtrua operacionit të parë te koronaret, por pa rezultat.
Pas kësaj duhej t’i nënshtrohej operacionit të dytë për të bërë bypass 4, brenda 20 orëve, ku e mori përsipër Dr. Alti Veshti dhe e nxori me rezultat për 6 orë. Dua të shpreh respektin e jashtëzakonshëm për punën e doktorëve dhe gjithë stafin. Kostoja ime brenda 10 ditëve ishte 0. Unë quhem Pëllumb Ballolli nga Librazhdi, vëllai Partizanit të operuar dhe dua të bëj publik respektin për doktorët tanë dhe për shërbimin që bëhet te Nënë Tereza. Respekt dhe faleminderit që zëri im arriti tek ju!"/L.P./Dritare.net