Prof.Dr. Esmeralda Kromidha, pedagoge në Departamentin e Gjuhës Frënge, në Fakulteti i Gjuhëve të Huaja tha:
"Doja të pyesja ministren e Arsimit. Ka tre vjet që ka hyrë në funksionimin ligji i ri, a ka një monitorim që dy vjet, që në korrik të 2015-s. A një monitorim nga ana e Ministrisë së Arsimit se, nëse është zbatuar ky ligj, janë krijuar strukturat në universitete, tekstualisht në Universitetin e Tiranës, që të dimë çfarë ka ndodhur, a ka përmirësim?
Sepse kjo sot, më duket si një mbledhje partie. E vlerësoj këtë, sepse me këtë frymë kam folur edhe në senat. Jam anëtare e Senatit, nuk përfaqësoj as njërën palë, e as tjetrën. Jam Esmeralda, jam vetvetja dhe i kam ftuar të gjithë për një diskutim dhe t'i shikojmë gjërat me një interes të përbashkët. Kryesorja janë studentët. Pra e kam kërkuar këtë gjë, në qoftë se janë të regjistruar, por edhe mund t'i gjej, por kam parë që ka ngërç zoti kryeministër, ka shumë ngërç. Që do të thotë se, nuk mund t'i japim ne një zgjidhje, ne një pjesë e pedagogëve, këtij ngërçi, që herë është i qartë dhe herë nuk është shumë i qartë. Pra ku është roli juaj, sepse edhe sot erdha me këtë ide, se kryeministri do të na pyesë: "Çfarë kërkoni nga ne?" Do të doja një transparencë, sinqeritet të vërtetë, ka edhe profesorë që janë me të vërtetë parimorë, të moralshëm, që duam më të mirën e këtij vendit. Më të mirën e Universitetit të Tiranës dhe që kanë një background shumë të mirë dhe të pastër në atë që kanë bërë gjatë këtyre viteve. Pra dua me sinqeritet, duam një bashkëpunim më të mirë. Do të doja ta kisha parë ministren, herë tjetër në komunikim me ne, për të diskutuar për të gjitha gjërat që ndodhin. Dhe tjetër, nuk kemi marrë ndonjë akt nënligjor në dorë. Pra unë, si anëtare e senatit, të marr një akt nënligjor. Që do të thotë se ka një mungesë informimi, bashkëveprimi të hallkave me njëra-tjetrën. Pra duam të shohim edhe këtë gjë, si funksionojnë hallkat me njëra-tjetrën./dritare.net
https://www.youtube.com/watch?v=w8lgIG2bp3M&feature=youtu.be