PD Shkodër thirrje Ramës: Mos luaj me zjarrin

Nesër është parashikuar të mbahet konstituimi nga maxhoranca i Këshillit Bashkiak të Shkodrës të dalë nga 30 qershori. Ndërsa dega e partisë demokratikë në këtë qytet, ka paralajmëruar se në orën 10:00, do të mbajë një protestë paqësore. Ajo i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen për të mbrojtur vlerat e demokracisë. Në njoftim PD-ja, deklaron se konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, nuk duhet të pranohet, ndaj kanë paralajmëruar kryeministrin Rama të mos luajë me zjarrin.

Njoftimi i plotë:

Partia Demokratike, dega Shkodër ditën e nesërme në orën 10:00,para Prefekturës do të organizojë një protestë paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e të dinjitetit tonë si qytetarë të Shkodrës. Ne nuk duhet asesi të pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike, të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist.

LEXO DHE :  Blloku i Isuf Kalos dhe shansi i humbur që mjeku i Enverit të sillte një libër që vlen

Pikërisht vendin që me 2 Prill, 4 dëshmorët e Demokracisë e lanë me gjakun e tyre e ku qindra të tjerë u plagosën. Rilindasit zgjodhën ish komitetin e partisë për të konstituuar këshillin ilegjitim vetëm për të provokuar qytetarët e Shkodrës.

Ne nuk mund të pranojmë të jemi dëshmitarë të vendosjes së një tjetër regjimi. I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos luajë me zjarrin, të mos luajë me Shkodrën! Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes. Prandaj i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne, për dinjitetin e qytetit tonë, për dinjitetin e Shkodrës!”, thuhet në njoftim./L.F-dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.