PD reagon sërish për Valdrin Pjetrin: Lojës i ka ardhur fundi!

Pas statusit të Ramës në Twitter, në lidhje me kryetarin e ri të Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, ka reaguar sërish Partia Demoktatike.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, shkruan se Rama, pasi heshti 11 ditë për Pjetrin, tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin. Sipas Bardhit, lojës me larje duarshh, i ka ardhur fundi.

“Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet. Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie. Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi! Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki.”, shkruan Bardhi në Facebook./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Merret vendimi për Mihal Kokëdhimën, ja çfarë vendosi Gjykata e Vlorës!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.