PD publikoi dokumentet e dënimit në Itali/ Valdrin Pjetri: E vërteta ajo që del nga zyrat ligjore, jo foltoret

Sekretari Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi ka publikuar sot disa dokumente, të cilat sipas tij janë prova autentike, që  faktojnë dënimin në Firence të kreut të ri të bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetrit. Pas kësaj ka reaguar edhe Pjetri përmes një postimi në Facebook. Kryebashkiaku i Shkodrës shprehet se, të vërtetën e tij e deklaroi para kandidimit, si edhe para pak ditësh me dokumente zyrtare. Sipas tij e vërteta është ajo që del nga agjencitë e zbatimit të ligjit, jo foltoret e PD-së. Ai deklaron se, pret me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

LEXO DHE :  Tërmeti/ Baba Mondi takohet me Kryerabinin e Shqipërisë dhe me një grup ushtarakësh izraelitë

“Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumente zyrtare.
E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.
Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane.”,– shkruan Pjetri./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.