PD ngre padi për 30 qershorin, apel Arta Markut: Mos pengo hetimet!

Partia Demokratike përmes një letre i ka kërjuar Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, të mos pengojë hetimet për krimet zgjedhore .

Nëpërmjet letrës, që mban datën 12 Korrik, për të cilën është vënë në dijeni edhe shefja e Misionit të ODIHR, Audrey Glover, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, vë në dukje se organi i akuzës në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm nuk po heton seriozisht dosjet e vjetra 184/2016 dhe 339/2017, por nuk ka nisur asnjë hetim për asnjë prej shkeljeve të rënda ligjore që u konstatuan gjatë procesit antikushtetues të 30 Qershorit.

“Që prej emërimit tuaj antikushtetues si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, kontrolli i qeverisë mbi prokurorinë është çimentuar, duke sjellë, njëkohësisht, çimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë. Gjatë drejtimit tuaj, asnjë zyrtar i lartë i qeverisë, asnjë politikan, asnjë funksionar i lartë publik nuk ka dalë para drejtësisë për krimin e korrupsionit apo të krimeve zgjedhore, megjithëse denoncimet publike kanë qenë me qindra.” – thuhet në letër.

“Të vetmit që nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë asgjë nga krimet e mësipërme janë prokurorët e Republikës, që duhet të ishin në krye të detyrës për të mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet e vendit.“ – thuhet në letrën e Partisë Demokratike.

PD, ka thënë gjithashtu se janë disa pika që rrëzojnë zgjedhjet e 30 qershorit.

LEXO DHE :  I bën komentin e shëmtuar, ja përgjigjja fantastike e Bleona Qerretit!

Këto janë 7 pika kyçe që rrëzojnë si të paligjshëm 30 Qershorin, sipas PD:

  1. Moszbatimi i dekreteve të Presidentit me pasojë cenimin e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për të zgjedhur.
  2. Regjistrimi i Bindjes Demokratike në kundërshtim me ligjin.

III. Cënimi i të drejtës së opozitës për të marrë pjesë në administrimin e zgjedhjeve

IIII. Mashtrimi dhe manipulimi me të dhënat e pjesëmarrjes në votimet e 30 Qershorit.

  1. Fletët e votimi “kontrabandë” për votimet në Bashkinë e Vaut të Dejës.
  2. Emërimi i komisionerëve në kundërshtim me ligjin nga ana e KQZ.

VII. Krimet zgjedhore në të gjithë territorin: blerja e votave, fshehtësia e votës, presioni në administratë etj.

PD, ka shkruar gjithashti se  të gjitha këto indicie janë të shpjeguara me detaje për shkeljet ligjore të konsumuara gjatë, para dhe pas 30 Qershorit. Ato përfshijnë 9 vepra penale dhe të gjitha bashkë dënohen nga 31-45 vjet burg.

  1. Shpërdorimi i detyrës
  2. Fallsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve
  3. Shkelja e fshehtësisë së votimit
  4. Votimi më shumë se 1 herë ose pa u identifikuar
  5. Korrupsioni aktiv në zgjedhje
  6. Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore
  7. Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
  8. Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit./ I.M-Dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.