PD kërkesë Ruçit: Shkarkoni Fatmir Xhafajn dhe Ardi Veliun
Dritare.net
Partia Demokratike i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit, përmes së cilës kërkon shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Fatmir Xhafaj.
PD thotë se, Ministria e Brendshme, se ka penguar qëllimisht Komisionit që do të hetonte përfshirjen e qeverisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës, duke fshehur informacionin dhe dokumentat.
“Edhe pse Komisioni Hetimor, që prej muajit Prill 2018, ka kërkuar informacione nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, deri më sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin, Komisionit nuk i është vënë në dispozicion asnjë e dhënë apo dokumentacion i kërkuar, duke pamundësuar punën e tij. “-thuhet në letrën e PD.
“Pengimi i Komisionit Hetimor është bërë me qëllim për të fshehur gjurmët e lidhjes së Qeverisë me krimin e organizuar dhe për asgjësimin e informacioneve dhe provave që përfshijnë në veprimtari kriminale vëllain e dënuar për trafik droge të Ministrit aktual të Brendshëm Fatmir Xhafaj, si dhe vetë eksponentët e lartë të Partisë Socialiste si Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, Jyrgys Çyrbja, etj.“-shkruhet mw tej.
“Kërkojmë nga Kuvendi i Shqipërisë qëndrim të prerë ndaj aktit të pengimit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor, duke marrë masat e duhura për të vënë përpara përgjegjësisë politike dhe ligjore Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pengimi i qëllimshëm i Komisionit Hetimor përbën shpërdorim detyre, që sjell shkarkim nga detyra dhe përgjegjësi penale.” –thuhet në letrëne Palokës.
Duke vënë në dukje përfundimin e afatit të Komisionit Hetimor sot, më 5 Shtator Kryetari i Komisionit Hetimor, Edi Paloka, kërkoi në emër të Partisë Demokratike shtyrjen me 3 muaj të tjerë të veprimtarisë së Komisionit.
Komisionit Hetimor u ngrit këtë vit për të kontrolluar përfshirjen e qeverisë, nëpërmjet Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Policisë së Shtetit në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, nuk ka dhënë asnjë rezultat,-pwrfundon letra./ I.M-Dritare.net