PD kallëzim penal për projektin e Unazës së Re
Dritare.net
“Sot kemi ardhur për projektin e korruptuar. Është gjenocid tek Unaza e Re. Ky është kallëzim penal drejtuar prokurorisë. Shikoni ‘malin’ me dokumente që janë prova me fakte që ky projekt ka vjedhje dhe ndërtim të kullave. Ju bëjmë pyetje dhe ftoj këdo që të më japë një përgjigje; si ka mundësi që kompania Salillari është në hetim tek Loti nr.2 dhe është në projekt tek Loti nr.2 i të njëjtin projek? Këto prova ia kemi çuar dhe prokurorisë. Ju ftoj juve që të nxirrni dokumentet që ka publikuar PD sa i takon aferave të Unaza. Që nga shkelja e ligjit për të bërë një projekt pa bërë3 studimin, pasi duhet një gjendet. Që nga fakti që nuk është konsulti mjedisor me qytetarët. Të gjitha aferat korruptive, dokumentet e falsifikuara dhe shkeljet ligjore sot janë faktuar dhe provuar. Sot kjo prokurori duhet të nisë hetimet dhe të pezullojë punimet tek Unaza e Re. Këtu po behët fjalë për jetë njerëzish. Po prishen foletë e atyre banorëve dhe fëmijëve të tyre për të ndërtuar kulla. Prokuroria duhet të pezullojë tenderin e Salillarit. Të pezullohet urgjentisht punimet te unaza”, tha Balliu./E.B-dritare.net