PD: Ja pse Paloka i hodhi bojë kryeministrit Rama!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka i hodhi bojë në fytyrë kryeministri Rama, në seancën e sotme të Kuvendit.

Partia Demokratike ka sqaruar arsyen e veprimit të Palokës, duke thënë se kishte ardhur si pasojë e imitimit që Rama i bëri Palokës javën e shkuar.

“Edi Paloka e gjuajti me bojë Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuajtja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinioni publik”, deklaron PD.

LEXO DHE :  Meta sulmon ndërkombëtarët: Janë sjellë në mënyrë helmuese

Ndërkohë një variant tjetër është  që reagimi i tij ndaj Ramës mund të ketë ardhur për faktin se Prokuroria e Lezhës i ka vënë nën sekuestro preventive pasurinë e tij miliona euroshe për dy apartamente.  Paloka i ka blerë apartamentet njërin me vlerë 87.5 milionë lekë dhe tjetri 70 mijë euro. /E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.