PD i përgjigjet deklaratës së Ramës: Po kërcënon shqiptarët me heqjen e lirisë për të lëvizur jashtë
Dritare.net
"Polici, gaz lotjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes. Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur.",- deklaron PD.
"Reagim zyrtar i Partisë Demokratike për deklaratën e Edi Ramës për ndalimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Edmond Spaho, nënkryetar i Partisë Demokratike: Pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash. Polici, gazlotjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes. Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur. Nuk do ta shpëtojë dot asgjë. Opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin.",- thuhet në reagimin e PD-së./K.C/dritare.net