PD: Dorëheqja e drejtoreshës së ARRSH-së , sherr tenderësh
E Premte 20 Shtator 2019, 12:12
Dritare.net
"Lufta bëhet se kush nga vartësit e tij do të marrë copën tjetër të korrupsionit. Lufta gati 2 mujore për tenderin e rrugës Kardhiq – Delvinë vuri përballë Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Drejtoren e Autoritetit së Rrugëve, Sonila Qato, mes të cilave u prish pazari për kompaninë që do të fitonte miliona euro për 1 kilometër tunel. Të dyja kompanitë janë klientë të preferuara të qeverisë së Edi Ramës, Gjoka Konstruksion, e koncesionit kriminal të Rrugës së Arbrit dhe Vëllezërit Hysa, e njohur si kompania fasadë tek tenderi i parë i Unazës së Re", tha Tabaku./L.F-dritare.net