Pasta e dhëmbëve mund të shkaktojë kancer!

“Colgate” është një ndër pastat e dhëmbëve më të përdorura, ndërsa kompania ka prezantuar reklamën e re të këtij produkti.

Por, në lidhje me përbërësit e saj, ka pasur disa hulumtime me rezultat shqetësues.

Hulumtimi është publikuar në një revistë të kërkimeve Kimike në Toksikologji ku thuhet se pasta përbëhet nga një substancë tepër e rrezikshme që quhet triklosan.

LEXO DHE :  Foto/ Europa pret dimrin, Australia digjet nga i nxehti

“Colgate-Palmolive e ka hequr substancën nga sapunët, por e kanë mbajtur tek pasta e dhëmbëve duke thënë se është aprovuar pasi ndihmon në parandalimin e gingivitëve (inflamacion ose fryrje e mishrave)”, shkruan Bloomberg.

Mbrojtësit e shëndetit kanë paralajmëruar rrezikun e kimikatit triklosan që është përgjegjës për sëmundje të ndryshme, përfshirë kancerin, efektet në tiroide dhe bën bakteret rezistente ndaj antibiotikëve./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.