Paskal Milo: Prek Cali, rol periferik. Paguhej nga Mbreti Zog
E Hënë 18 Shtator 2017, 22:10
Dritare.net
“Unë e kam hasur në disa dokumente historik, por në një rol periferik e jo vendimmarrës, ai nuk ka qenë pjesë e Asambleve për fatin e Shqipërisë. Por, Prek Cali ka ndikuar në mbrojtjen e kufijve të vendit, me sqarimet e influencën e tij.
Prek Cali ishte një Bajraktar, si shumë të tjerë që ka në vendin tonë, të cilët ishin sundimtar të krahinave të tyre dhe aty ligjin e bënin ata. Këta ishin njerëz të fuqishëm, të fortë e me autoritet dhe banorët e tjerë i ndiqnin nga pas, për arsye të caktuara.
Bajraktarët, si Prek Cali, nuk e pranonin autoritetin e qeverive qendrore të Tiranës, ndaj dhe binin në kundërshtim me to. Mbreti Zog, donte t’i mbante afër, prandaj ai i paguante, e këto paguheshin nga Zogu./Dritare.net