Pasi takuan Ronaldon dhe Bufon, Rama tjetër surprizë vogëlushëve që shpëtuan nga tërmeti
E Premte 6 Dhjetor 2019, 22:10
Dritare.net
Rama i ka marrë me vete në Itali, dhe i ka takuar me dy futbollistët që ata i kishin dashur gjithmonë, Ronaldon dhe Bufon.
Por jo vetëm kaq, njëri nga fëmijët kishte ëndërr dhe një takim me portierin e Milanit, Donnarumën. Në pamundësi për ta takuar, siç shprehet kryeministri, italiani i ka dhuruar një bluzë për vogëlushin.
“I dashur Alesio, të jam shumë pranë, të përqafoj shumë fort. Forca Milan”, është nënshkrimi që portieri i Milanit ka bërë në bluzën të cilën ia dhuroi vogëlushit shqiptar./ I.M-Dritare.net