Pas vendimit të dënimit me katër vite dhe dy muaj burg për aktorët e njohur Gizem Karaca dhe Çagatay Ulusoy prokuroria e Stambollit ka gjetur prova të reja. Dritare.net informon se janë gjetur pilula dhe sende të tjera që përdoren për përpunimin e drogës. Në shtëpinë e aktores është gjetur një makinë përpunuese, në shtëpinë e aktorit janë gjetur 7.9 gramë drogë dhe në shtëpinë e menaxherit të aktorit janë gjetur 3 gramë drogë. Aktorja e njohur është shprehur se e ka përdorur pasi është bërë kurioze për të. Ajo e ka provuar në një ambient shoqëror dhe se në shtëpinë e saj janë gjetur dy çopa metali që I përdorte për përdorimin e drogës./M.S-Dritare.net