Pas sulmit nga mediat turke reagon Haradinaj: Unë nuk jam nga Anadolli
E Martë 10 Prill 2018, 22:10
Dritare.net
“Unë jam shqiptar”, tha Haradinaj. “Nuk kam adhur nga Anadolli”, theksoi ai. “Pi sepse jam shqiptar i Dukagjinit”, thotë Haradinaj. ‘Në Dukagjin miku pritet me një gotë”, shpjegoi ai në Pressing në T7.
Më parë gazeta "Yeni Akit" shkroi, se Haradinaj quhet pijanec sepse pi alkool dhe njihet si Kryeministër i skandaleve. Ndërkohë që përmenden edhe pushimet e Haradinajt në Zvicër, ku thuhet se ka shpenzuar 68 mijë euro, derisa kosovarët po jetojnë në varfëri.V.D/Dritare.net