Pas studentëve të Universiteteve në Tiranë, protestës i bashkohen edhe ata të Durrësit e Korçës
Dritare.net
Këshillat studentorë kanë nisur një letër Ministrisë së Arsimit, ku paraqesin kushtet e tyre.
Njoftimi i studentëve të Universitetit të Durrësit për protestën:
Nesër (sot) date 06.12.2018, ora 11:00 ne kampusin e ri Universitar, Spitall te gjithë studentet ne këmbë për të drejtat e tyre.
- Përgjysmim i Tarifave. 2 heqje e tarifave shtese. 3. Përmirësim i kushteve te universiteteve 4. përmirësim i kushteve neper konvikte. 5. Jo favorizim për përfitime personale.
Edi Rama poshtëroi serbisht studentet duke i cilësuar si ngelesa. Ne nuk jemi ngelesa, por te rinj qe përpiqemi me mish e me shpirt për te mësuar. Prindërit tanë marrin para borxh për te paguar tarifat dhe çmimet e rritura. Për te paguar qira shtëpish e ushqime pasi ka mbyllur shume dege te universiteteve e rretheve.
Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:
1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:
Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.
- Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
- Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
- Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë).
Protesta ditën e sotme pritet të nisë në orën 10:00 përpara Ministrisë së Arsimit./E.B-dritare.net