Pas shpalljes së fejesës, reagon për herë të parë ish e dashura e Princ Harry
E Enjte 30 Nëntor 2017, 14:02
Dritare.net
Cressida Bonas dhe Princ Harry patën një lidhje dy vjeçare, prej vitit 2012 deri më 2014. Të shumtë ishin ata që mendonin se Cressida do të ishte princesha e ardhshme, falë edhe prejardhjes së saj mbretërore.
Por gjërat shkuan ndryshe dhe çifti simpatik u ndanë.
Menjëherë pas shpalljes zyrtare të fejesës, Cressida postoi në Instagramin e saj një shprehje që nënkupton shumë. Duket se bukuroshja 27-vjeçare po shfrytëzon këtë vëmendje për të pëcjellë tek ndjekësit e saj dhe jo vetëm, mesazhe të cilat ajo i ka përzemër: "Nuk ka rëndësi sa i edukuar, i talentuar, i pasur, ose i këndshëm beson se je, në fund të fundit, rëndësi ka si i trajton njerëzit".
Të ketë qenë ky një mesazh për Princ Harry, vallë?/d.r-dritare.net