Pas sherrit të bujshëm, ja çfarë thotë Nora Istrefi për Tunën!
Dritare.net
Përveç karrierës, Nora ka folur edhe në lidhje me Tunën, ku kjo e fundit ka pasur një sherr me bashkëshortin e Norës, Robert Berishën.
Nora ka komentuar ngjarjen, ku tha se nuk ka qenë e përfshirë, ndërsa për Tunën tha se asnjëherë nuk kanë qenë shoqe të ngushta, por e respekton si kolege.
“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë. Ka ndodhur një keqkuptim familjar siç e keni parë. E urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Nuk dua të flas për një skandal ku nuk jam e përfshirë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege. Por diçka personale s’ka ndodhur kurrë mes nesh”, u shpreh Nora./E.B-dritare.net