Gazetarët iranianë largohen nga televizioni shtetëror: Na falni që ju kemi gënjyer!
Dritare.net
“Ishte shumë e vështirë për mua të besoja vrasjen e bashkatdhetarëve të mi. Ju kërkoj falje që ju gënjeva në TV për 13 vjet.”,- raportohet të ketë thënë një gazetar.
Gazetarët në Iran kanë luftuar të raportojnë për ngjarjet, rreth sulmeve të fundit për shkak të kontrollit të fortë të qeverisë në media.
Ata tregojnë sesi qeveria iraniane kontrollon mediat vendase dhe gjithçka transmetohet te publiku në mënyrë të sajuar. Të mërkurën, televizioni shtetëror iranian raportoi vdekjen e 80 ushtarëve amerikanë në sulmet iraniane kundër bazave në Irak në përgjigje të vrasjes amerikane të gjeneralmajorit iranian Qasem Soleimani.
Pastaj tre gazetarët vazhduan të përsërisin pretendimet se problemet teknike kishin shkaktuar rrëzimin e avionit ukrainas. Dhe asnjëra prej tyre nuk rezultoi e vërtetë./K.C/dritare.net