Pas presionit nga PE, Shqipëria i shton bullgarët si pakicë kombëtare
Dritare.net
Në letrën zyrtare të dërguar nga Parlamenti Europian, bie në sy gjuha e presionit, pasi në disa paragrafë të saj thuhet: “ju kërkojmë ta bëni me mirësi”, duke i lënë të kuptohet se në të kundërt do të kalohet në masa të tjera.
“Ne, anëtarët e Parlamentit Europian, do të donim të shprehnim shqetësimin tonë se në projektligjin e mbrojtjes së minoriteteve kombëtare në Republikën e Shqipërisë, nuk përmendet minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri.
Projektligji aktualisht citon: Neni 3, pika 2, sipas këtij ligji minoritetet kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë: minoriteti grek, maqedonas, vllah/arumun, rom, egjiptian, malazez, boshnjak dhe serb. Për këtë, ne ju kërkojmë me mirësi, duke vendosur nënshkrimet tona më poshtë që:
1. Me mirësi të merrni parasysh nenin 24 të rezolutës së PE mbi raportin e progresit vjetor të Shqipërisë dhe të njihet minoriteti kombëtar bullgar, i cili jeton në Shqipëri (Prespë, Gollobordë, Gore), dhe
2. Të përfshihet minoriteti kombëtar bullgar në nenin
3, pika 2 të projektligjit mbi mbrojtjen e minoriteteve kombëtare në Republikën e Shqipërisë, duke përmendur “bullgar”, përkrah minoriteteve të tjera. Ne besojmë me të vërtetë se një akt i tillë do të paraqesë një veprim të drejtë dhe demokratik”, thekson letra e Parlamentit Europian./L.P./Dritare.net