Pas motrës, edhe i vëllai i hedh fajet Meghan për raportet jo të mira me të atin
E Martë 19 Shkurt 2019, 17:05
Dritare.net
Pasi ai tha që Meghan sapo u bë një yll Hollivudi harroi familjen, ai bëri një prononcim për revistën OK! shprehet: “Ai është shumë i lënduar dhe i hutuar për marrëdhënien me Meghan. Unë mendoj që është akoma më shumë i furstruar tani, sepse do bëhet gjyshi i fëmijës së vajzës së tij të preferuar. Ata kishin një lidhje të ngushtë dikur, dhe tani ka frikë mos ndoshta nuk do ta shikojë kurrë nipin e tij. Do ishte një moment i përkryer që Meghan dhe babai ynë të rregullonin marrëdhëniet”.
Mbase do të ishin pajtuar nëse Thomas Markle nuk do të kishte bërë publike letrat e shkëmbyera me Meghan. Sidoqoftë, edhe i vëllai ia hodhi fajet Meghan për raportin jo të mirë mes saj dhe Thomas./E.B-dritare.net