Pas incidenteve të ndodhura, Bushati thërret në ministri, ambasadoren e Greqisë në Shqipëri
E Mërkurë 31 Tetor 2018, 17:05
Dritare.net
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve.
MEPJ nënvizoi gjithashtu nevojën që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi. V.D/Dritare.net/