Ekipi i Partizanit u shpall kampion i Superkupës së Shqipërisë, teksa mundi mbrëmjen e djeshme në "Elbasan Arena" Kukësin me rezultatin 4-2 . Por gjatë kthimit për në kryeqytet, autobusi i ekipit të Partizanit, u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Elbasan - Tiranë. Mjeti është shkrumbuar tërësisht, ndërsa dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje të jetë një defekt teknik. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. /L.F-dritare.net