Pas dënimit, Tahiri dhe Çela apelojnë vendimin e gjykatës
E Mërkurë 2 Tetor 2019, 09:09
Dritare.net
Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ka apeluar vendimin e gjykatës, që e shpalli atë të fajshëm, duke e dënuar me 3 vite burg, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Së bashku me ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri, ai akuzohej se ka favorizuar për trafiku e drogës, grupin kriminal Habilaj.
Ish-ministri i brendshëm, u dënua me 3.4 vite, shërbim prove. Tahiri, pritet të apelojë për vendimin e gjykatës, ditën e enjte. /L.F-dritare.net