Pas 10 muajsh jep dorëheqje drejtori i Porti të Durrësit
Dritare.net
Ka dhënë dorëheqje nga detyra, drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare.
Dorëheqjen e ka bërë të ditur, vetë drejtori tanimë i dorëhequr Agron Tare, ndërsa shkruan se kanë qenë motive personale që e kanë shtyrë ta bëjë këtë veprim.
“Sot mbaron misioni im si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës. Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”, tha Agron Tare në postimin e tij në ‘Facebook’./ I.M-Dritare.net