Partitë kosovare japin një shembull të mirë. Nënshkruajnë marrëveshjen për të njohur rezultatin e zgjedhjeve

Të gjitha partitë politike në Kosovë që garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për kod të mirësjelljes për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike ku do të njohin edhe rezultatin e zgjedhjeve.

Deklarata e përbashkët është nënshkruar me inicim të anëtarit të shoqërisë civile, Naim Rashiti, në prani të shefes së KQZ’së, Valdete Daka.

LEXO DHE :  Ekspertë të ndryshëm e shohin shpopullimimin e Ballkanit si pasojën më të rëndë nga mos hapja e negociatave

“Subjektet politike dhe koalicionet kryesore, sot me 1 qershor, miratuan deklaratën për Kodin e Mirësjelljes për zgjedhjet e 11 qershorit”, ka njoftuar drejtuesi i një OJQ’je në Kosovë.

 

“Me këtë deklaratë, subjektet miratuan parimet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe njohjen e rezultateve”, shkruan Rashiti. 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.