Parlamenti miraton ligjin, Kosova bëhet me ushtri
E Premte 14 Dhjetor 2018, 10:10
Dritare.net
Kuvendi i Kosovës ka votuar me 106 vota pro projektligjin e ushtrisë, që Forca e Sigurisë së Kosovës të kthehet në ushtri.
Në këtë Projektligj janë prezantuar 11 amendamente, të cilat janë votuar secili veçmas në Kuvend.
Deputetët e Kuvendit votojnë përfundimisht krijimin e ushtrisë sipas ligjit, në pamundësi që transformimi i forcave të sigurisë të bëhet me ndryshime kushtetuese. Kjo sepse përfaqësuesit serbë në Kuvend kundërshtojnë kategorikisht formimin e ushtrisë./E.B-dritare.net