Paraqet rrezik/ Shërbimit sekret i kërkohet hetim për ish-këshilltaren e Haradinajt

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka dërguar një shkresë drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, nga i cili ka kërkuar verifikim për Nita Himaduma, ish-këshilltaren e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sipas shkresës, një familjar i Himadunës ka qenë në komunikim me Veljko Kaziç, i cili identifikohet si “pjesë e strukturave të sigurisë së Serbisë me mbulesë në Ambasadën e Serbisë në Tiranë, i cili mbulon edhe Kosovën”.

Shkresa e Plote

Duke pasur parasysh që në shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, që nga fillimi i punës sime, ka pasur ndryshime në stafin diplomatik, ju drejtohem përmes kësaj letre me kërkesën që AKI-ja, me procedurë urgjente të bëjë verifikimin e Znj. Nita Himaduna, e cila është emëruar konsulle në Misionin Konsullor të Republikës së Kosovës në Nju Jork – SHBA.

Duke i pasur për bazë këto që u thanë më lartë, posaçërisht dyshimet për lidhje të saj me punonjës të shërbimeve serbe të inteligjencës, është vlerësuar me interes që Nita Himaduna të mos ketë qasje (punësohet në pozitë të ndjeshme) në institucionet e Republikës së Kosovës, pasi që mund të paraqesë rrezik për sigurinë e Republikës së Kosovës”, shkruhet në letrën dërguar shërbime të inteligjencës./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Konte thirrje për dialog: Shumica të bëjë hapin e parë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.