Parandalohet krimi në familje/ Burri tenton të vrasë gruan me armë gjahu
Dritare.net
Sipas burimeve nga Policia, në grindje e sipër në banesë, ka tentuar të vrasë me armë gjahu bashkëshorten e tij, shtetasen B.Sh, 55 vjeçe, e cila nuk ka pësuar dëmtime. Pas marrjes së njoftimit në numrin e emergjencave “129” nga një shtetase e cila kërkonte ndihmë pasi bashkëshorti po e keqtrajtonte, mënjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e policisë të cilët bëjnë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të armës së gjahut teke model “BERETTA” dhe 3 gëzhoja arme gjahu.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Nenet 79/c e 22 të Kodit Penal.