Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës: Po nuk ndërhyri SHBA, të premten ka viktima

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv se Shqipëria po shkon në konflikt civil dhe nëse nuk do ketë ndërhyrje nga ndërkombëtarët në protestën e së premtes që do të mbajë opozita mund të ketë edhe viktima.

“SHBA do të ndërhyjnë por uroj që të ndërhyjnë sa më shpejt. Ne u anëtarësuam në NATO kur na plasi Gërdeci. Shqipëria sot rrezikon të shkojë në konflikt civil. Nëse bashkitë do përdorin rrogëtarët e vet, pazari del shumë keq. As Rama as Basha nuk kanë thënë të ulen të zhbëjnë marrëveshjen e prillit të 2008. Asnjëri nuk thotë se këtë sistem zgjedhor e bëmë vetë. Ata kanë hyrë në parlament me listë. Ata i kanë thirru i kanë thënë më mbulo fushatën në këtë vend dhe do futesh. Sot asnjë nga palët nuk po thotë që do tërhiqet. Këto përgjime janë thjesht benzinë. Protesta e të premtes është paralajmëruar tre ditë më parë. OSBE në Shqipëri nuk e pyet më njeri. Kemi ardhur tek pika që të premten se nëse nuk do ketë një mesazh për të ulur gjakrat mund të ndodhë ajo që përlitet. Deri më tani nuk ka viktimë por nëse gjërat shkojnë kështu mund të kemi edhe viktimë. Nëse presidenti e nënshkroi dekretin, duhet ta dinte se do kishte pasoja. Ai nuk e shoi zjarrin por i hodhi benzinë. Rama gjithmonë përgjegjësi kryesore ka për të garantuar rendin dhe sigurinë”, u shpreh Artan Hoxha./e.k-Dritare.net

LEXO DHE :  Rama: 30 qershori iku qetësisht, por plaga mbeti

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.