Paralajmërimi i ambasadës amerikane: SPAK do ndjekë penalisht të paprekshmit e Shqipërisë

Në përfundim të këtij viti është parashikuar të vihet në funksion Struktura e Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar. Në kompetencë të SPAK-ut do të jenë veprat penale, shpërdorimi me detyrën apo korrupsioni i personave që mbajnë poste të rëndësishme në vend. Ambasada amerikane  me anë të një video njoftimi, ka deklaruar se ky sistem do të hetojë dhe ndjekë penalisht të paprekshmit e Shqipërisë. Jo vetëm zyrtarët e tanishëm, edhe ata që nuk janë më në detyrë por dikur kanë mbajtur poste të larta do të jenë në fokus të SPAK.

LEXO DHE :  Basha në protestën e banorëve të Unazës së Re, sulmon dy televizionet: Paguhen me lekët e shqiptarëve

“Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit”, shkruan ambasada./L.F-dritare.net

1 Koment

  1. Shpresojm qe vetem po te nderhyni jue te behen ndryshimet qe duhet ne KUSHTETUTE dhe ne cdo ligj rishikimet pasi i kan bere qe te perfitojn nga shum drejtime te paguhen dhe te fitojn vetem ju po e bete kete me forc sic behet ne vendin tuaj shpresojm shume.

Leave a Reply to suzana kerrni Anulo përgjigjjen

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.