Para protestës, Basha ka një mesazh për Ramën

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, pak para protestës. Përmes një deklarate për medie, Basha i ka dërguar një mesazh qeverisë.

“Është një mesazh që duhet ta dëgjojë mirë Edi Rama dhe pupacët e tij në ministrinë e Brendshme. Policia e Shtetit përbëhet nga burra e gra të keqpaguar. Shumë prej tyre kanë janë detyruar të paguajnë ryshfete të majme për të mbajtur vendin e punës. Sot ditë historike, mandatet i kthehen popullit. Sot do të bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare. Efekti i parë është rrethimi i parlamentit me gjemba dhe arratia e Edi Ramës nga Tiranë. Mandatet do të digjen sot, parlamenti ka mbyllur dyert në mënyrë antikushtetuese sepse nuk është më parlament dhe qeveria për sot është larguar. ne përmes bashkimit qytetar do të bëjmë të mundur që këto mos të jenë ngjarje të vetëm një dite por të kthehen në zgjidhje politike.”,- tha Basha./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Horoskopi javor 17- 23 qershor 2019

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.