Para Oskarit, shpallen filmat më të dështuar
Dritare.net
Presidenti amerikan Donald Trump dhe filmi komedi mbi “Sherlock Holmes” kryesuan listën e çmimeve Razzie, për filmat më të këqij dhe performancat më të dobëta të 2018-ës.
“Holmes & Watson” me aktorët Will Ferrell dhe John. C. Reilly ishte “fituesi” më i madh, me 4 trofe, si filmi më i keq i Holliëood-it gjatë vitit të shkuar.
Reilly fitoi çmimin edhe si aktori më i keq për rolin e tij, në atë çka vetë themeluesi i çmimeve Razzie John Willson, e cilëson si një parodi të pavlerë.
Filmi dokumentar “Death of a nation” me Trump si protagonist real, u vlerësua si një nga prodhimet më të dobëta të 2018-ës.
Filmi “Gotti”, dedikuar jetës së bosit të mafias në Nju Jork, mori regjinë më e keqe, aktori më i keq dhe skenari më i keq i mundur, me aktorë kryesorë John Travolta dhe bashkëshorten e tij Kelly Preston.
Çmimet Razzie janë krijuar në vitin 1980 dhe shërben si antidote i çmimeve Oskar. Fituesit, në mënyrë ironike, shpallen një natë përpara ceremonisë Oskar. Nominimet dhe fituesit më pas të çmimeve Razzie votohen online, nga 1 mijë anëtarë të Razzie, nga 24 vende të ndryshme të botës./ I.M-Dritare.net