Papa Françesku: Shqipëria, pjesë integrale e Europës. Shembull frymëzues për të gjithë ne

Përpara disa dhjetëra pelegrinëve shqiptarë dhe arbëresh, në një ceremoni të organizuar në Vatikan me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Skëndërbeut, Papa Françesku i thurri lavde ditën e sotme kulurës, traditave dhe harmonisë së shkëlqyer midis komuniteteve fetare në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Ati i Shenjtë e konsideroi vendin tonë si një shembull për të gjithë Europën, duke theksuar se “Shqipëria është një pjesë integrale e Europës, kontinent të cilin shqiptarët e pasurojmë me kulturën e tyre unikale”.

Fjala e plotë e Atit të Shenjtë u publikua ditën e sotme në faqen zyrtare të Vatikanit. Lexo.al sjell përkthimin e plotë

Nga Christopher Wells

Në një fjalim të mbajtur përpara pelegrinëve shqiptarë, Papa Fraçesku shfrytëzoi rastin për të përshëndetur të ftuarit “në emrin e lidhjes së lashtë të miqësisë dhe marrëdhënieve dypalëshe” midis Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Papa Françesku nënvizoi “historinë e lashtë dhe të lavdishme” të Shqipërisë, duke theksuar se sot Shqipëria është një pjesë integrale e Europës, kontinent të cilin Shqipëria e pasuron falë kulturës sonë unikale.

“Ditën e sotme”, tha Ati i Shenjtë, “ne përkujtojmë dhe nderojmë Gjergj Kastriot Skëndërbeun, djali heroik i një populli të fortë dhe bujar, i cili mbrojti vlerat shpirtërore në emër të krishtërimit me kurajo dhe trimëri të pashembullt”. “Skëndërbeu”, vazhdoi Ati i Shenjtë, “farkëtoi identitetin kulturor të Shqipërisë me bëmat e tij, duke u shndërruar në një simbol të patjetërsueshëm të kohezionit dhe unitetit kombëtar”.

Ati i Shenjtë, gjithashtu foli mbi emigrimin e qindra mijëra shqiptarëve të krishterë pas vdekjes së Skëndërbeut dhe pushtimit otoman të vendit, duke mirëpritur prezencën e arbëreshëve midis pelegrinëve.

LEXO DHE :  Emëroi drejtoreshën e re të Tatimeve, Rama: Ky është vetëm fillimi i një procesi ndryshimesh

“Shpresoj sinqerisht që ky vit jubilar të mos mjaftohet me përkujtimin e lavdisë dhe bëmave të të shkuarës”, tha Papa Françesku. “Por, të jetë edhe një mundësi për një përkushtim të shtuar, ndaj institucioneve dhe qytetarëve, në favor të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të balancuar, në mënyrë që brezat e rinj të mos ndihen të detyruar të emigrojnë si paraardhësit e tyre arbëresh”.

Duke mbyllur fjalën e tij, Papa Françesku theksoi se “shembulli i Skëndërbeut shpreh qartësisht karakterin e shqiptarëve. Në veçanti, klimën e respektit dhe besimit reciprok, midis katolikëve, ortodoksëve dhe muslimanëve. Thënë kjo, bashkëjetesa paqësore midis komuniteteve të ndryshme fetare është rruga e vetme që prodhon harmoni, që çliron forcat më të mira krijuese të të gjithë qytetarëve, duke shndërruar bashkëekzistencën e përditshme në një marrëdhënie të fortë bashkëpunimi dhe vëllazërie”./Lexo.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.