Papa Françesku për Pashkët: Mos humbni shpresën, mos u dorëzoni para problemeve!

Papa Françesku ka mbajtur meshën e Pashkëve në Vatikan, dhe ka mbajtur fjalën para mijëra besimtarëve katolikë.

Papa, ka bërë thirrje që njerëzit të mos humbin shpresën. Njeriu nuk duhet të shikojë vetëm problemet, sepse ato nuk do të përfundojnë kurrë.

“Lutemi për mëshirë dhe nuk duhet të dorëzohemi para një deti problemesh, nuk duhet të humbim shpresën në malin e mëkateve, mosbesimit dhe frikës.”-ka thënë Ati i shenjtë.

Pashkët japin shpresë për një botë më të mire. Shpesh na duket se hapat që ndërmarrim nuk do të na çojnë kurrë në qëllimin e paramenduar, se zhgënjimet mbizotërojnë shpresat. Por vetëm mosbesimi është ai që pengon rrugën e shpresës.”shtoi i pari i Vatikanit.

LEXO DHE :  6 produkte të rrezikshme, që prindërit duhet të mendojnë dy herë, para se t’i blejnë

 “Nëse njeriu lejon që gjërat e këqija të mbizotërojnë dhe e keqja të mos ndalet kurrë, atëherë mund të besohet se vdekja është mbi jetën, atëherë shndërrohemi në krijesa cinike kur na drejton mungesa sëmurë e guximit. Gurë mbi gurë krijohet në ne një kala e pakënaqësisë dhe varr i shpresës.” Papa bëri thirrje që të mos varrosim kurrë shpresën. Këtë na mëson historia e Krishtit. Duhet të synojmë shoqërinë në vend të ndarjeve, besimin në vend të frikës, shpresën në vend të zhgënjimit./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.