Pano: Tenderat jepen në mënyrë flagrante
Dritare.net
Ndërsa këshilltari pranë grupit të PD-së, Dorian Teliti thotë se korrupsioni ka arritur nivelin më të lartë të mundshëm.
Pjesë nga diskutimet:
Hila: Vërtetë kaq e paskrupullt është mënyra e fitimit të tenderave.
Pano: Po! 100%.
Hila: Nuk bazohen në ligje fare?
Pano: Ne kuadrin ligjor e kemi dhe është cilësor. Këtu jepet koncesionet dhe tendera kështu... ne kemi qenë vetë dëshmitarë kur ishte Rama në Orikum që e instaloi aty për aty kompaninë që do të bënte restaurimin e rrjetit të energjisë. I tha merre dhe riparoje një çikë kur duhet të ketë një garë.
Problemi është vullneti politik. Legjislacioni anglez është më i thjeshti në botë dhe më i vjetri, por kanë frymë. Ne e kemi të shkruar dhe prapë gjejmë vrima pafund.
Teliti: Kur duan të bëjnë teatrin, bëjnë një ligj të posaçëm për Teatrin. Kemi arritur në nivelet më të larta të korrupsionit./Ora news/
https://youtu.be/BTmPKxwfios