Pandeli Majko e Marko Gjuriç replikojnë ashpër për kufijtë e Kosovës
Dritare.net
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka zhvilluar disa replika në distancë ne Drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq në lidhje me kufiri ne Kosovës.
Gjithçka nisi kur Pandeli Majko përmendi vizitën e me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe lëvizjen e lirë mes qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në lidhje me këtë takim ka reaguar Gjuriç, i cili ka deklaruar se Shqipëria nuk ka kufij me Kosovën, por vetëm me Serbinë.
“Enver Hoxha është i vdekur, ndërsa nga Shqipëria e madhe nuk ka dhe nuk do të ketë asgjë. Kosova dhe Shqipëria nuk kanë asnjë kufi, por është kufiri mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe ky me një gjatësi prej 111 kilometrash”, ka thënë Gjuriq.
Përsëri ka reaguar Pandeli Majko duke shkruar: “ Uroj që dikush ti thotë se Jugosllavia nuk ekziston më… Endrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht. Kosova është shtet i pavarur dhe kjo është arsyeja pse edhe ai është sot drejtor…Natyrisht.”./ I.M-Dritare.net