“Panama Papers”/ Islanda ngrihet në këmbë për largimin e kryeministrit
E Hënë 4 Prill 2016, 22:10
Dritare.net
Opozita do të kërkojë votëbesim në parlament për kryeministrin dhe kabinetin e tij qeveritar, dhe për të shkuar më pas në zgjedhje të parakohshme.
Të hënën në mbrëmje kanë nisur dhe protestat. Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë të mbledhur në kryeqytetin Reykjavik para Parlamentit.
Pas kësaj, presidenti Olafur Ragnar Grimsson ka ndërprerë udhëtimin në SHBA, raporton televizioni publik RUV.
Publikimi i dokumenteve nga “Panama Papers” ka shkatërruar besimin e publikut te lidershipi i tij dhe kjo mund të ketë ndikim edhe tek reputacioni ndërkombëtar i Islandës.
Gunnlaugsson, i cili qeveris që prej vitit 2013, është zbuluar se ka lidhje me kompani jashtë vendi për efekt taksash.