“Sot në Panairin e Ersekës
The dreamer (Ëndërrimtari)
Në jetë, më shumë se në një film të Tornatores.
Është një velierë e restauruar e Lulit, i cili mes maleve ka pasion lundrimin me velë. Megjithëse deti më i afërt që do ja bënte të mundur lundrimin, është qindra kilometra larg.
Kam 3 vite që e shikoj duke e restauruar këtë varkë në një magazinë të Ersekes. 10 vite ka që merret me këtë Velierë e cila më shumë është ëndërr. Kush e di vallë çfarë ëndërron? Të marrë detet e të zbulojë botë të reja? Sepse kjo varkë nuk është objekt dëfrimi por një ëndërr që në ditët e netët e ftohta të Kolonjës, e çon në kontinentin e ëndrrave.”-shkruan Hila./ I.M-Dritare.net