Pamje nga vendi i ngjarjes/ Gruaja që u vra nga burri tentoi të largohej nga dyqani
E Mërkurë 26 Shkurt 2020, 13:01
Dritare.net
"Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra."
Gruaja pas sherrit me bashkëshortin kishte tentuar të largohej nga dyqani. Por bashkëshorti e kishte goditur, duke e lënë të vdekur në vend. /L.F-dritare.net