Pamela Prati, historia e martesës së showgirl-it italian me biznesmenin misterioz shqiptar që nuk egziston

Historia e saj e bujshme ka bërë xhiron e medias italiane! Sepse protagoniste është një nga emrat më të famshëm të botës së televizionit dhe artit në Itali: showgirl-i Pamela Prati. Me një biografi të pasur profesionale, me angazhime në televizion prej një dekade, ajo është po kaq e përfolur edhe për jetën e saj private. Martesa, divorce, ndarje, romanca dashurie të bëra publike të një prej prezantueseve më të përfolura në Itali. Por, ngjarja e fundit, ka “rrëmbyer” interesin e gjithë opinionit publik dhe medias në Itali, për vetë detajet e paqarta dhe të fejuarin misterioz që përflitet se i ka rrëmbyer zemrën 61-vjeçares Prati.

Fillimisht, e ftuar në emisionin e Mara Venier në “Histori italiane”, Pamela Prati foli për të parën herë për martesën në kishë dhe shprehu dëshirën për të pasur dy fëmijë me Mark Caltagirone. Një finale e përsosur për 61-vjeçaren Prati! Por, Marco ose Markun nuk e pa askush, asnjëherë! Ose ka një emër tjetër, ndoshta! Detaji që e lidh me Shqipërinë gjithë këtë ngjarje të bujshme është fakti se mediatikisht u përfol se bashkëshorti i ardhshëm i Pamela Pratit kishte biznese të përqëndruara në Shqipëri, dhe më pas një grup hetuesish kanë ardhur dhe kanë pyetur në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të pasurive për ndonjë sipërmarrje në emrin e Mark Caltagirone, por asnjë rezultat. Kush është në të vërtetë bashkëshorti i pretenduar i Pamela Pratit? A ekziston vërtetë Mark ose Marco Caltagirone? Pse nuk e njeh askush? Pse askush nuk e ka takuar asnjëherë në jetën e tij? Pse Pamela Prati e tregoi historinë e martesës së pretenduar nëse është e rreme? Çfarë qëndron pas gjithë kësaj tymnaje? Pikëpyetjet janë kaq të shumta…

LEXO DHE :  Dyshimet për tradhëti/ Ja çfarë bëri kunati i viktimës në Vlorë para një jave!

Dasma e tyre ishte caktuar në 8 maj, por askush nuk e pa kurrë dhëndrin e shumëpërfolur (martesa u anulua). Një histori e çuditshme dashurie. Historia fillimisht ka dalë nga thashethemet e zakonshme, për të marrë më pas përmasa mediatike, sepse kuriozët që donin të mësonin mbi fundin e kësaj romance dashurie ishin të shumtë.

Momentalisht dasmë në horizont nuk ka! Për shkaqe shëndetësore siç thuhet në mediat italiane, ceremonia martesore në kishë është shtyrë për një kohë të pacaktuar. Ajo që të gjithë po pyesin tani është se pse një nga gratë më me influencë në botën e showbiz-it dhe televizionit në Itali duhet ta shpikte gjithë këtë histori? Për të qenë në qendër të vëmendjes mediatike përsëri?

Nëse ka qenë ky qëllimi, Pamela Prati ia ka dalë më së miri!/ I.M-RevistaClass

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.