Palmer tregon strategjinë e SHBA për të larguar ndikimin rus në Ballkan
Dritare.net
Palmer ka thënë se SHBA është duke punuar edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Sipas mediave serbe, Palmer ka konfirmuar se Washintoni dëshiron që ta çlirojë Ballkanin nga “përqafimi i Rusisë”, duke i nxitur vendet e rajonit drejt NATO-s, kurse Beogradin dhe Prishtinën synon t’i detyrojë ta njohin njëra-tjetrën.
“Me fushatën që e ka bërë për t’i bindur vendet që ta tërheqin njohjen e Kosovës dhe bllokimin e anëtarësimit nëpër organizata ndërkombëtare siç është Interpoli, Beogradi vetëm sa i ka bërë më keq bashkëpunimit të policisë ndërkombëtare, duke prishur atmosferën e kompromisit”, ka deklaruar Palmer.
“Qëllimi primar i Rusisë është që të pengojë integrimin e Ballkanit në BE dhe NATO, ta mbajë të ndarë, të dobët dhe të varur nga përkrahja politike e Moskës dhe gazit të saj. Rusia dëshiron të ndalë bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës. Mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë, është aduti kryesor i Moskës kur është fjala për Serbinë”, ka shtuar Palmer./ I.M-Dritare.net