Pakti për Universitetin/ Studentët përfaqësohen në bordin e administrimit. Rritet pesha e votës

Një ditë më parë është prezanuar nga Ministrja e Arsimit Besa Shahini, “Pakti për Universitetin”.

Sipas këtij dokumenti, të gjitha pikat që kanë paraqitur studentët marrin zgjidhje, madje i tejkalojnë ato.

Kështu, sipas këtij pakti, studentët do të kenë përfaqësuesit e tyre në bordin e administrimit.

“Senatet ligjërisht janë të lirë, që ndër vendet që ata kanë në Borde, të propozojnë një prej studentëve anëtar Senati, apo drejtues të Këshillit Studentor. Nëse kjo vendoset në Statutin e Universitetit, prezenca normohet definitivisht”, shkruhet në Paktin për Universitetin.

LEXO DHE :  Shkon në Mal të Zi, ja çfarë i ndodh Emina Çunmulajt!

Qeveria ka vendosur që në bordet e administrimit të universiteteve të ketë një numër të barabartë votash mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe përfaqësuesve të Universitetit. Njëri prej anëtarëve që emërohet prej MASR do të vijë propozim nga studentët.

Në këtë pakt theksohet gjithashtu se vota e studentëve për të zgjedhur kandiatët për rektorë dhe dekanë të jetë 50%./ I.M-Dritare.net

 

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.