Paketa anti-shpifje/ Rakipi: Ligj fashist, po i mbyllet goja medias
E Mërkurë 11 Dhjetor 2019, 12:12
Dritare.net
“Turp i madh për këtë vend me gjithë këtë tragjedi të bëhet një ligj për ti mbyllur gojën medias. Ky është një ligj fashist. Nuk është i nevojshëm ky ligj. Qytetarët apo zyrtarët që kanë pretendime ndaj një media të caktuar mund ti drejtohen gjykatës. Nuk mund të zëvendësohen vendimet e gjykatave me vendimet e dy institucioneve në varësi të qeverisë”, deklaroi Rakipi.