Padia për shpifje/ Gjykata shtyn vendimin për Bashën më 21 janar

Gjykata e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin e padisë për “shpifje” të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, kundër liderit demokrat, Lulzim Basha.

Në konkluzionet përfundimtare, avokatët e Ballës kërkuan deklarimin fajtor të kryetarit të PD dhe dënimin e tij për “shpifje”.

Ndërsa avokatët e Bashës pretenduan se në deklaratat e tij nuk ka elemente të veprës penale. Ata kërkuan përfundimisht pafajësinë e Bashës ose pushim të çështjes.

LEXO DHE :  Gent Cakaj: KE do refuzojë kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave, ja arsyeja

Përfaqësuesi i prokurorisë në gjyq tha se nuk ka elementë të veprës penale dhe kërkoi përfundimisht pushimin e padisë.

Gjyqtari Gerd Hoxha pasi doli nga Dhoma e Këshillimit deklaroi se i nevojitet më shumë kohë për të shpallur vendimin dhe caktoi si datë të radhës 21 janarin./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.