Padia ndaj Nishanit/ Panucci: Njerëzit duhet të flasin me edukatë
Dritare.net
Objekti i padisë lidhej me deklaratat ofenduese që ish-presidenti ka bërë ndaj tij.
Një ditë para ndeshjes me Izraelin, Panucci ka dalë në konferencë për shtyp ku ka sqaruar dhe arsyen pse ngriti padinë.
"Njerëzit duhet të flasin me edukatë. Janë punët e mia personale, nuk ka rëndësi nëse flas apo jo me presidentin Duka," u shpreh fillimisht tekniku i kuqezinjve.
Në lidhje me ndeshjen, e cila do të luhet nesër, si tha se shpresojnë fitoren.
"Në dy ndeshjet e fundit kemi bërë jo pak eksperimente ndaj këtë herë zgjodha eksperiencën e tyre. Natyrisht që për shkak të emergjencës, kam thirrur edhe lojtarë me pak minuta. Për sa i përket, Bashës, Lilës dhe Ramadanit, unë kam zgjedhur eksperiencën. Kaçe nuk ka luajtur shumë. Skuadra ndihet mirë, kemi punuar mirë. Jemi të gatshëm për të përballuar një ndeshje, ditën e nesërme. Uroj që të kthehemi dhe të fitojmë. Jemi përgatitur shumë këtë", shtoi Panucci.